Konferencë shkencore në 100-vjetorin e lindjes/ ASH akordon “Nderi i Akademisë” për shkrimtarin Jakov Xoxa

Konferencë shkencore në 100-vjetorin e lindjes/ ASH akordon “Nderi i Akademisë” për shkrimtarin Jakov Xoxa

Akademia e Shkencave organizoi një konferencë shkencore në përkujtim të 100-vjetorit te lindjes së shkrimtarit dhe studiuesit Jakov Xoxa dhe në zbatim të vendimit të Asamblesë e cila e ka veçuar këtë figurë të letrave shqipe si personalitetin e vitit.

Në fjalën e tij kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, tha se vepra e veprimtaria e Jakov Xoxës janë bazale në historinë e letërsisë shqipe të gjysmës së dytë të shek. XX.

Triptiku i tij, me romanet Lumi i vdekur, Juga e bardhë e Lulja e kripës, është bërë pjesë e konstitucionit shpirtëror të dhjetëra brezave në Shqipëri e Kosovë, madje dhe për lexuesit në gjuhë të huaj”, tha ai. 

Duke e cilësuar romanin Lumi i vdekur si ndër romanet më të mirët të letërsisë shqipe deri më sot, akad. Rexhep Qosja shprehej se Jakov Xoxa është shkrimtari i parë shqiptar që tenton të zbulojë njeriun dhe realitetin në tërësinë e tyre. Ndërsa akad. Mehmet Kraja, para më shumë se katër dekadash, çmonte se konceptet letrare të Jakov Xoxës dilnin jashtë formulimeve teorike, jashtë kanonizmave, jashtë kufizimeve të tepruara, duke mbetur dëshmi se vepra të mëdha mund të krijohen edhe pa u mbytur në ujërat e novatorizmit me çdo kusht.

Vepra e Jakov Xoxës ka një rëndësi historike për rolin që pati si përbashkuese e vetvetishme e lexuesit shqiptar kudo që ndodhej.

Ai është i pari që futi në letërsi karakterin shqiptar të muhaxhirit nga Kosova, me fatin, gjuhën, traditën e tij dhe i bëri njerëzit të flasin me gjuhën e tyre autentike duke u dhënë identitet social, krahinor e gjuhësor.

Jakov Xoxa ka dhe një anë padrejtësisht të panjohur e të pavlerësuar, si një nga bashkëthemeluesit e Universitetit të Tiranës dhe profesor për afro dy dekada në aulat e tij; si themelues i dy lëndëve të formimit bazë për studentët e gjuhësisë dhe letërsisë: Hyrje në shkencën e letërsisë dhe Bazat e teorisë së letërsisë, që u botuan e u ribotuan në mijëra kopje për nevoja universitare në Tiranë, në Prishtinë dhe në Tetovë, përveç disa veprave të tjera për metrikën, stilistikën dhe terminologjinë letrare.

Duke vlerësuar këto kontribute origjinale dhe specifike, juria e posaçme që funksionon pranë Akademisë së Shkencave, pasi mori mendimin e komisioneve të përhershme përkatëse dhe të strukturave të tjera, ka vendosur t’i akordojë Jakov Xoxës çmimin e mirënjohjes tonë më të lartë, Nderi i Akademisë, me motivacionin:

“Për vendin qendror që ka zënë në historinë e romanit shqiptar; të cilin e zhvilloi dhe e modernizoi si gjini e madhe letrare; e pasuroi me karaktere shënjuese nga gjithë hapësira historike kombëtare; për mjeshtërinë e rrëfimit dhe te ndërthurjes së ligjërimeve që lartësoi në nivelin e shqipes së gjithmbarshme të folme lokale të rëndësishme për pasurinë e saj; bashkëthemelues i Universitetit të Tiranës dhe profesor për dy dekada; studiues i teorisë dhe stilistikës letrare; hartues i teksteve shkollore dhe universitare të formimit bazë, që u shërbyen disa brezave studentësh e pedagogësh në Shqipëri e në Kosovë”.

Çmimi iu dorëzua të birit, Agron Xoxës, i cili falënderoi Akademinë e Shkencave për vlerësimin dhe organizmin e konferencës shkencor teksa shprehu mirënjohjen për veprën e babait Jakov Xoxa që i ka lënë vendit jo vetëm vlerat letrare, por edhe ato shkencore në fushën e gjuhësisë e më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy