“Deti dhe Muzika”/ 41 vepra të mjeshtrit Ibrahim Kodra ekspozohen në Tiranë

“Deti dhe Muzika”/ 41 vepra të mjeshtrit Ibrahim Kodra ekspozohen në Tiranë

Në Tiranë ka çelur siparin një ekspozitë e veçantë kushtuar një prej emrave më të shquar dhe me ndikim të artit shqiptar të shekullit XX, Ibrahim Kodra. 

 

Ekspozita e titulluar “Ibrahim Kodra-Deti dhe Muzika” u prezantua në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ku do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët dhe artdashësit deri më 23 nëntor.

 

Ky aktivitet kulturor sjell në vëmendje një koleksion prej 41 veprash të rralla, të realizuara nga Kodra përgjatë një periudhe gjysmëshekullore, nga viti 1947 deri në vitin 1999. 

 

Në qendër të këtij prezantimi është universi unik artistik i piktorit të madh, ku ndërthuren mjeshtërisht motivet e detit, muzika instrumentale, figuracioni dhe elementet e mitologjisë, duke dëshmuar stilin e tij të pagabueshëm që la gjurmë edhe në artin ndërkombëtar.

 

Përmes ngjyrave, formave dhe kompozimeve të tij karakteristike, ekspozita synon të rikthejë në vëmendje një krijimtari që e vendosi Ibrahim Kodrën në skenën e artit modern evropian dhe e bëri atë një nga përfaqësuesit më të veçantë të postkubizmit.



Ekspozita është kuruar nga Anila Mema dhe bashkon vepra nga fondi i Shtëpisë-Muze të Ibrahim Kodrës në Milano, koleksione private, si dhe materiale dokumentare që plotësojnë portretin e artistit.



Përveç pikturave, ekspozita shoqërohet edhe me fotografi, dokumente, botime, çmime, veshje dhe instrumente muzikore, duke krijuar një rrëfim më të gjerë mbi jetën dhe krijimtarinë e Kodrës.



“Deti dhe Muzika” vjen kështu si një udhëtim në botën e artistit, aty ku kujtesa, arti dhe imagjinata bashkohen në një gjuhë të veçantë, përmes së cilës Kodra ndërtoi një urë mes identitetit shqiptar dhe artit evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy