Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Bashkia e Durrësit të ndërpresë punimet

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Bashkia e Durrësit të ndërpresë punimet

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kërkon në mënyrë urgjente që Bashkia e Durrësit të ndërpresë punimet për ndërtimin e Velës prej betoni në një vend që kategorizohet në zonën “A” si zonë arkeologjike. Sipas Forumit të Trashëgimisë Kulturore, ligjet nuk duhet të diskutohen por duhet të zbatohen.

Ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “A”, nuk lejohet asnjë punim nëntokësor dhe mbitokësor përvec shtresave rrugore- thuhet në deklaratën tyre. Ndërsa në fakt, zona A është “mbjellë” me pilota betonarmeje deri 10 metra thellësi.

Forumi pritet që të ketë një dëgjesë me Bashkinë e Durrësit dhe do të shkojë me dy propozime. E para, ndërprerjen e vërtetë dhe të menjëhershme që tani të punimeve në të gjithë zonën A dhe B të interesuar. E dyta, zbulimin e të gjithë sitit, riheqjen e të gjitha shtresave zhavorre, dhera, betone etj, në mbi 70% të sipërfaqes së këtij siti i cili është gërmuar me ekskavator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy