Koreanojugorët “vdesin” për një jetë më të mirë

Koreanojugorët “vdesin” për një jetë më të mirë

Më shumë se 25000 njerëz kanë marrë pjesë në masë në një funeral të rremë në “Hyowon Healing Center” që u hap në vitin 2012, me shpresën për të përmirësuar jetën e tyre duke simuluar vdekjen e tyre.
"Pasi të bëheni të vetëdijshëm për vdekjen dhe ta provoni atë, do të keni një qasje të re në jetë", tha 75-vjeçari Cho Jae-hee, që mori pjesë në një varrim të fundit jetësor, si pjesë e një programi "të vdesësh mirë", ofruar nga qendra e mirëqenies.
Njerëzit morën pjesë në këtë ngjarje, adoleshentë e pensionistë, duke dhuruar qefin, duke bërë portrete funerali, duke bërë testamentet e tyre të fundit dhe duke qëndruar shtrirë në një arkivol të mbyllur për rreth 10 minuta.
Studenti i universitetit Choi Jin-kyu tha se koha në arkivol e ndihmoi  të kuptonte se shpesh, ai i shikonte të tjerët si konkurrentë.
"Kur isha në arkivol, pyesja veten se sa ia vlente kjo", tha 28-vjeçari, duke shtuar se planifikon të fillojë biznesin e tij pas diplomimit në vend që të hyjë në një treg pune me shumë konkurrues.
Në vitin 2016, shkalla e vetëvrasjeve të Koresë së Jugut ishte 20.2 për 100000 banorë, pothuajse dyfishi i mesatares globale prej 10.53, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Ndërmarrja funerale Hyowon filloi të ofrojë funeralet e rreme për të ndihmuar njerëzit të vlerësojnë jetën e tyre, dhe të kërkojnë falje dhe pajtim me familjen. /Reuters,
përgatiti Erina Çoku/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy