Berlinalja shtyhet në mars, festivali i filmit do të mbahet online

Berlinalja shtyhet në mars, festivali i filmit do të mbahet online

Berlinalja, Festivali i Filmit në Berlin, i organizuar zakonisht në fillim të shkurtit, është shtyrë për në muajin mars, dhe kompeticioni do të zhvillohet online për shkak të pandemisë së COVID-19, njoftuan sot organizatorët.

“Edicioni i 71-të i Berlinales do të zhvillohet në “dy kohë” me një kompeticion në internet dhe dhënien e çmimeve në mars, si dhe projeksione të hapura për publikun në muajin qershor”, theksuan dy drejtuesit e festivalit në një komunikatë.

E quajtur ndryshe Berninale, ky festival është një nga ngjarjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar të filmit në botë.

Festivali i Filmit në Berlin tërheq 480 000 kinaestë, yje filmash dhe adhurues në kinematë e kryeqytetit gjerman.

Statuja “Ariu i Artë”, që është edhe çmimi simbol i këtij i festivalit, është një nga çmimet më prestigjioze në Europë, së bashku me festivalin e Kanës në Palme d’Or të Francës dhe çmimin Lion i Artë i Festivalit të Filmit në Venecia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy