
Autori shkodran Sadedin Limani thotë se ka ende kritikë zyrtare por kryesisht nga profesorati që japin mësim në universitete.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai u ndal në dy libra që ka shkruar për shkrimtarin Skënder Drinin, ku për secilin i është dashur nga 5 vjet dhe në total dhjetë vjet.
Limani ndan bindjen se ekziston një gjeneratë shumë e mirë dhe e aftë e kritikëve, por nën çadrën e shtetit dhe nuk prekin vijën e kuqe.
Ndikohen nga ato ndikime që mund ti japin anë të caktuara politike dhe vijat e kuqe janë të ideologjisë politike.
Romani si artileri e rëndë e letërsisë ka lindur në opozicion me shtetin dhe shteti ka dashur ta përvetësojë, për shkak se është shumë afër popullit i cili krijon fantazi dhe një botë krejt tjetër e cila hyn në gjak.
Për këtë arsye shteti gjithmonë ka dashur që ta ketë nën kthetrat e veta, por nuk ia ka dalë kurrë.
Roman në frëngjisht do të thotë një poezi e gjatë e shkruar në formë prozaike.



