Të drejtat e autorit, Kumbaro kërkon filmat e para ’90-s

Të drejtat e autorit, Kumbaro kërkon filmat e para ’90-s

Saimir Kumbaro, në krye të Forumit të Mbrojtjes për Autorë të Audiovizualit, kërkoi këtë të mërkurë që agjencia që ai drejton të marrë përsipër administrimin e filmave të para ’90-ës, të cilat aktualisht i menaxhon Qendra e Kinematografisë. Në takimin e mbajtur mes ministres së Kulturës, Elva Margariti, dhe artistëve për të drejtat e autorit, ai u shpreh se nuk është QKK, ajo që duhet të kujdeset për këtë prodhimtari kinematografike.

“QKK nuk është producente, në asnjë nga veprat e para ’90-s, nuk ekziston një e dhënë e tillë. Prandaj ajo nuk e ka këtë tagër. Ky institucion mund të restaurojë filmin, ta rigjenerojë, çka e bën sot Arkivi i Filmave. Prandaj duhet që në ligj të ndërhyhet për këtë ngërç dhe prodhimi kinematografik i para 90-s të kalojë në administrimin e FMAA”, tha regjisori Saimir Kumbaro.

Nga ana tjetër, kineasti dhe drejtori i Qendrës së Kinematografisë, Eduart Makri, duke theksuar, u shpreh: Për filmat e para '90-s të gjendet një mënyrë që do ta diskutojmë bashkërisht. Për të mbledhur të ardhurat audiovizuale, do të korrigjohen nga dy ligje. Nëse ju nuk jeni paguar nga ligji i të drejtës së autorit, këtë e kam pasur dhe unë. Prandaj duhët të bëjmë propozime që të bëjmë korrigjimin e këtyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy