25-26 tetor/ Baleti “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë” premierë në TKOB

25-26 tetor/ Baleti “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë” premierë në TKOB

Historia e Gjergj Elez Alisë, një nga heronjtë më të njohur të legjendave shqiptare rivjen në premierën më të re të baletit “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, që do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 25 dhe 26 tetor.

 “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës kthehet në skenë duke i bashkuar katër ikona të artit shqiptar: kompozim të Feim Ibrahimit, libret të Ismail Kadaresë, koreografi të mjeshtrit Agron Aliaj, skenografi dhe kostumografi të Naxhi Bakallit dhe baletmaester Edi Blloshmin dhe Alisa Gjonin.

Dirigjent i shfaqjes është artisti gjeorgjian Vakhtang Gabidzashvili, i cili ngjitet për të tretën herë në skenën shqiptare.

Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin.
Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës dhe mes kreshnikëve të tij.

Në role të tjera të shfaqjes do të interpretojnë Kevin Lila si Gjergj Elez Alia, Odeta Dishnica, Evis Koçeku, Anxhelo Muçollari, Lurdi Dodgjini dhe Dion Gjinika në rolin e Bajlozit etj.

“Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë” në TKOB, shfaqet sot e nesër, me fillim prej orës 20:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy