
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur të shkojnë në altar, pas romancës së tyre dyvjeçare. Rodriguez, një ish-lojtar për ekipin e Nju York Janki, zgjodhi mediat sociale për ta ndarë lajmin me adhuruesit. "Ajo tha po", shkroi Rodriguez në Tuiter dhe Instagram duke i shoqëruar postimet me foton e një dore femërore të stolisur me një unazë diamanti.
Njoftimi i fejesës vjen pothuajse dy vjet pasi raportet konfirmuan se Lopez dhe Rodrigues ishin bashkë. Këngëtarja me famë botërore Jenifer Lopez është 49 vjeç, ndërsa partneri i saj, Alex Rodriguez, ish-lojtar beizbolli, është 43 vjeç.
"Ne jemi në të 40-at, jemi të dy në Nju Jork, të dy kemi prejardhje latine, të dy kemi dy fëmijë, mendoj se të dy kemi kaluar shumë dhe mund ta vlerësojmë me të vërtetë njëri-tjetrin dhe t’i përballojmë sfidat", tha Rodrigez. Pas një karriere me histori dhe arritje të mëdha, Rodrigez vendosi të tërhiqet nga ekipi i Nju Jork Jankis, në vitin 2016. Ndërsa yll i muzikës pop dhe filmave, Jenifer Lopez, momentalisht merr pjesë në jurinë e "Ëorld of Dance", në NBC.
Për Lopez, kjo është martesa e tretë. Ajo ka qenë e martuar fillimisht me aktorin Ojani Noa, lidhja me të cilin nuk zgjati shumë. Lopez ka qenë e martuar për 10 vite me këngëtarin Mark Anthony, me të cilin ka dy binjakët Max dhe Ema.
Edhe Rodriuez vjen nga një martesë e dështuar. Ai ka qenë i martuar për 6 vjet me Cinthia Scurtis, me të cilën ka dy vajza: Ella dhe Natasha.



