Fishta, Agolli e Migjeni do të përkujtohen nga ASH dhe Qendra Kombëtare e Librit

Fishta, Agolli e Migjeni do të përkujtohen nga ASH dhe Qendra Kombëtare e Librit

Akademiku Pëllumb Xhufi, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (SSHSHA) dhe Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) nënshkruan sot një protokoll bashkëpunimi për veprimtaritë e përbashkëta që do të organizohen përgjatë vitit 2021.

Ky bashkëpunim ka në themel tre veprimtari të rëndësishme që lidhen me datëlindjet jubilare të tre shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë shqipe; 150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli dhe 110-vjetori i lindjes së Migjenit.

Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit të Ministrisë së Kulturës, u shpreh se bashkëpunimi me Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka lindur si nevojë e mbështetjes shkencore dhe eventeve me rëndësi kombëtare.

Ndërkohë, akademiku Pëllumb Xhufi, kryetar i SSHSHA i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tha se ky bashkëpunim që nis duke kujtuar tre të mëdhenjtë e letërsisë shqipe: Frishta, Dritëro Agolli e Migjeni, do të shtrihet në një bashkëpunim të mëtejshëm me të tjera veprimtari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy