
Një tjetër çmim i rëndësishëm internacional vjen për sopranon e njohur shqiptare Ermonela Jaho, ndër emrat e dashur në skenën e muzikës operistike. Ajo është fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021, që ndahet nga Internacional Classical Music awards (ICMA).
Lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë vetë këngëtarja operistike e cila i bën thirrje fansave dhe admiruesve që të mund të regjistrohen falas për ta ndjekur live këtë event të rëndësishëm ku ajo do të tërheqë edhe këtë çmim të rëndësishëm që shënon një tjetër sukses të madh për karrierën e saj.
Ceremonia solemne do të mbahet në dielën prej orës 18:00 në Sallën Vaduzer, në Vaduz, Lihtenshtajn.



