“Daydreaming” - Radiohead dhe Paul Thomas Anderson për ëndrrimtarët

“Daydreaming” - Radiohead dhe Paul Thomas Anderson për ëndrrimtarët

Nga Elvin Nuri

 

Rreth ores 17:00 të së premtes banda muzikore Radiohead publikoi në rrjetet sociale një tjetër video, vetëm dy ditë pas “Burn The Witch”. Bëhet fjalë për “Daydreaming”, sërish pjesë e albumit të shumëpritur nga fan-sat në të gjithë globin, por këtë radhë ky klip mban firmën e një prej mjeshtrave të “artit të shtatë”, Paul Thomas Anderson.

 

“Daydreaming” u shoqërua me lajmin se albumi më i ri i Radiohead do të publikohet të dielën (8 maj) dhe do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet dixhitale, ndërsa titulli mbetet ende mister. Kujtojmë këtu se (miliona) fan-sat e britanikëve nga Oxfordshire e prisnin këtë publikim të ri që nga viti 2011, vit kur mori jetë “The King of Limbs”, një album ky i fundit që vërtetoi se “muzika po ndryshon” dhe konservatorizmat u mbeten vetëm zgjedhjeve personale.

 

Në “Daydreaming” shohim një Thom Yorke (vokal, kitarë dhe tastierë) që “shëtit”, ndoshta në kërkim të diçkaje, mes koridoreve të spitaleve, lavanderive por edhe në sallonet e shtëpive të “shtresave të ulta të shoqërisë”, në një udhëtim që hap dyer edhe për natyrën, deri kur gjen strehë dhe shplodhje në brendësi të një guve. A është kjo një pjesë për ëndrrimtarët?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy