
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë të ditur restaurimin e një sërë objektesh kulturore të cilat do të nisin rijetëzimin e tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ministrja ka prezantuar një ditë të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të vendit.
“Falë mbështetjes së Bashkimit Europian nis rrugëtimin programi i restaurimit dhe rijetëzimit ‘=EU4CULTURE’, që shtrihet në gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”, shkruan ministrja.
Programi nis me dy ndërtesa simbolike: Teatrin Kombëtar të Kukullave, ish-godinën e parlamentit të parë shqiptar dhe mozaikun e fasadës së Muzeut Historik Kombëtar.
Bashkë me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, dhe përfaqësuesen e UNOPS, Pamela Lama, ministrja Margaritit prezentoi dy projektet që nisin nga puna.
“Për t’u hapur udhën projekteve të tjera, siç është ambicia jonë për rikonceptimin e Muzeut Historik Kombëtar dhe rijetëzimin sipas standardeve të kohës”, sqaron Margariti.



