Humba një pjesë të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes! Robert Aliaj jep lajmin e vdekjes së të vëllait

Humba një pjesë të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes! Robert Aliaj jep lajmin e vdekjes së të vëllait

Piktori dhe skenografi i njohur, Rexhep Aliaj, ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të Covid. Lajmi jepet nga i vëllai, artisti Robert Aliaj, që e cilëson këtë ngjarje, si “humbje të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”.

Postimi:

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy