‘Parku Arkeologjik Amantia’/ Zbulohen dy godina antike përballë Stadiumit

‘Parku Arkeologjik Amantia’/ Zbulohen dy godina antike përballë Stadiumit

Në vijim të projektit të DRTK Vlorë, “Parku Arkeologjik Amantia”, një vëmendje e veçantë po i jepet zonës së vizitueshme përreth stadiumit antik.

Specialistet e DRTK Vlorë realizuan gërmimin dhe pastrimin nga dherat e dy godinave antike, tek vendi i quajtur “Qafa e Pazarit”, përballë stadiumit antik.

Ndërhyrjet në godinat antike kanë për qëllim gërmimin, studimin, restaurimin dhe prezantimin e tyre tek vizitorët e shumtë të parkut arkeologjik të Amantias.

Mendohet se, godinat e shekullit III para Krishtit kanë pasur funksion publik.

Për njohjen e mëtejshme të arkitekturës së tyre, si dhe prezantimin e tyre në itinerarin e vizitave të parkut arkeologjik, po hartohet projekti i restaurimit nga specialistët e DRTK Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy