James Bond: Filmi i ri titullohet “No time to die”

James Bond: Filmi i ri titullohet “No time to die”

Filmi i ri James Bond më në fund ka një titull: “No time to die”  (Nuk ka kohë për të vdekur), si dhe datën e publikimit të tij: 3 prill 2020, njoftuan regjisorët e tij.

"Daniel Craig kthehet si James Bond, 007 në ... NO TIME TO DIE. Në Britaninë e Madhe më 3 Prill 2020 dhe në ShBA më 8 Prill 2020”, thuhet në një postim të shkurtër në llogarinë zyrtare në Twitter të 007.

Filmimet e filmit filluan në Xhamajka në prill, por titulli nuk dihej, përveç se fituesi i çmimit “Oscar”, Rami Malek, do të luajë në film rolin e antagonistit.

Craig konfirmoi në vitin 2017 se do të kthehej për herë të pestë si agjent sekret 007.

Producentët thanë të martën se filmi i ri do të tregojë Bond teksa shijon një jetë të qetë në Xhamajka, pasi ka lënë shërbimin aktiv, gjersa shfaqet një mik i vjetër, Felix Leiter, nga CIA që kërkon ndihmë.

Bond hyn në një mision për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer, i cili e vë atë në gjurmët e një të keqi misterioz të armatosur me teknologji të re të rrezikshme, shtuan ata.

Filmi gjithashtu është xhiruar në Londër, Itali dhe Norvegji dhe përfshin aktorë si: Ralph Fiennes si M, Naomie Harris si Moneypenny dhe Ben Whishaw si Q.

Ekskluziviteti Bond është një nga filmat më fitimprurës në botë, me filmin "Spectre" të vitit 2015 që arriti vlerën 880 milionë dollarë në të gjithë botën, ndërsa "Skyfall" në vitin 2012 fitoi më shumë se 1 miliard dollarë botërisht. /Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy