Novelisti spanjoll, 1000 faqe studim mbi shkrimtarin Ismail Kadare

Novelisti spanjoll, 1000 faqe studim mbi shkrimtarin Ismail Kadare

Jose Carlos Rodrigo Breto është eksperti më i madh spanjoll mbi punën e Kadaresë.

Tema e doktoraturës së tij, titullohet “Ismail Kadare dhe Strategjia e Madhe”, dhe janë gati 1000 faqe që i janë kushtuar shkrimtarit më të madh shqiptar, disa herë favorit për nobelin letrar.

Siç e përshkruajnë mediat spanjolle, puna e Rodrigo Breto është një punë shkencore e cila nuk i është atribuuar asnjëherë Kadaresë më parë.

“Janë gjithsej pesë vite punë në këtë temë timen mbi Kadarenë. Vitin e fundit kam shkruar, ndërsa vitet tjera kanë qenë vetëm kërkim dhe analizim i veprave të Kadaresë” tregon Breto. Ai ka hapur edhe një blog online ku tregon mbi analizat që i bën veprave të Kadaresë.

Breto është vetë novelist ndërsa tema e tij po pret të redaktohet. Ai është gati për tu bërë doktor i shkencave në Estudios Literarios në Madrid./ATA/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy