Përkujtohet në përvjetorin e vdekjes, Sevasti Qiriazi, nismëtarja e ngritjes së shkollës së vashave

Përkujtohet në përvjetorin e vdekjes, Sevasti Qiriazi, nismëtarja e ngritjes së shkollës së vashave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot në 73 vjetorin e vdekjes, atdhetaren dhe nismëtaren e organizimit të arsimit shqip për femra, Sevasti Dako Qiriazi e cila u nda nga jeta më 30 gusht 1949.

Sipas Arkivave, Qiriazi, ishte gruaja e parë shqiptare që studioi në “Robert College” në Stamboll.

Pas studimeve, në vitin 1891, ajo u kthye në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë.

Së bashku me motrën e saj Parashqevi Qiriazin, ishin mësueset e para të kësaj shkolle. Ka hartuar dhe redaktuar një sërë tekstesh shkollore bashkë me të shoqin, Kristo Dakon. Ka qenë pjesëmarrëse në të dy kongreset e rëndësishme që hodhën themelet e alfabetit dhe arsimit shqiptar, Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit.

Sevasti Qiriazi ka bashkëpunuar ngushtë me grupet patriotike shqiptare që gjendeshin jashtë vendit dhe më së shumti me Ismail Qemalin. Në vitin 1920, u kthye në Shqipëri dhe hapi institutin femëror ‘‘Kyrias’’. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon foton e portretit të saj si  dhe një pjesë nga drama “Foleja Kombëtare” e cila gjendet në AQSH, vepër e institutit “Kyrias”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy