Traditë e re përtej mureve të kalasë/ Mbyllet edicioni i 3-të i 'Porto Palermo Festival'

Traditë e re përtej mureve të kalasë/ Mbyllet edicioni i 3-të i 'Porto Palermo Festival'

Ka përfunduar edicioni i tretë i Festivalit të Porto Palermos. Ndryshe nga çdo shfaqje e zhvilluar përgjatë fundjavave të këtij festivali, natën e tij të fundit nuk u performua brenda mureve të kalasë së Porto Palermos, por në ambient të hapur, në qytetin e Himarës.

Nata e fundit e këtij edicioni, u kthye në natën nismëtare të një tradite të re të mbrëmjeve përtej mureve të kalasë.

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndau në rrjetet sociale përshtypjet për këtë edicion të tretë të Porto Palermo Festival, teksa tha se violinisti dhe ideatori i këtij festivali, Olen Cesari premton për të tjera mbrëmje jashtë kalasë.

Me një festë në zemër të Himarës, mes një publiku të jashtëzakonshëm dhe miqsh të mirë u mbyll Festivali i Porto Palermos.

Një edicion që i dha jetë jo vetëm kalasë shekullore, por edhe gjithë zonës përreth me përformancat e disa prej artistëve më të mirë shqiptarë e të huaj. Violinisti dhe ideatori i këtij festivali, Olen Cesari premton për të tjera mbrëmje përtej mureve të kalasë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy