
E kthyer në një traditë tashmë, në Dajç të Bregut të Bunës në Shkodër është organizuar "Festa e emigranteve".
Ky organizim vjen i përvitshëm dhe vjen nën përkujdesjen e famullisë së Dajç Bregu i Bunës dhe te famullitarit Gjovalin Simoni.
Në fjalën e tij, famullitari veçoi edhe largimin masiv të familjeve që ka prekur prej vitesh këtë zonë.
Ndërkohë emigrantë të shumtë që janë me pushime apo edhe ata që tashme janë kthyer përfundimisht në vendlindje tregojnë se sa është e pëlqyer kjo festë tradicionale nga ta.
"Festa e emigranteve" solli përpara të pranishmeve një larmi performancash në muzikë, interpretime e humor.
Në Famullinë e Dajçit të Bregut të Bunes, kjo feste synon të bashkoje të gjithë banoret e zonës në një atmosferë festive.



