
Pink ka punuar shumë dhe ka vendosur të çlodhet e të rrijë paksa në hije në vitin 2020, duke iu kushtuar më shumë familjes.
Duke folur me "Entertainment Tonight" në tapetin e kuq të “Country Music Association Awards”, këngëtares iu bashkua bashkëshorti i saj, Carey Hart, dhe fëmijët e tyre Willow, 8 vjeç, dhe Jameson, 2 vjeç.
Pink ishte aty për të realizuar këngën e saj "Love Me Anyway" me yllin e muzikës kauntri Chris Stapleton.
"Ne bëmë dy vjet e gjysmë [muzikë] fëmijët do të kthehen në shkollë dhe ky është viti i familjes", tha Pink.
Ylli gjithashtu vlerësoi burrin e saj, me të cilin feston 14 vjet martesë në janar, duke thënë se karriera e tij po përparon dhe se tashmë ka ardhur moment I tij.
Sipas Billboard, turneui Pink "Beautiful Trauma Tour" renditet si turneu i 10-të me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke fituar më shumë se 397 milionë dollarë. /CNN, përgatiti Erina Çoku/



