"Pain and Glory", shkëlqimi i Antonio Banderas dhe Pedro Almodovar

"Pain and Glory", shkëlqimi i Antonio Banderas dhe Pedro Almodovar

Filmi i mëparshëm i Pedro Almodóvar, “Julieta, një grua e moshës së mesme që kthehet në apartamentin e saj të vjetër në Madrid për të shkruar, dhe për të përballuar në këtë mënyrë fantazmat e jetës së saj. Ekziston një ndjenjë e ngjashme rishqyrtimi në “Pain and Glory” (Dhimbje dhe Lavdi), në të cilën Antonio Banderas luan një krijues të shquar filmash, që lufton për të ecur përpara, duke u mbështetur pa pushim në të kaluarën. E përshkruar si pjesa e tretë e një "trilogjie të paplanifikuar" e cila filloi me “Law of Desire” (Ligji i Dëshirave, 1987) dhe vazhdoi përmes “Bad Education” (Edukim i Keq, 2004), është një tjetër vepër thellësisht personale nga Almodóvar që e përzien autobiografinë me trillimin me efekte të fuqishme. Siç sugjeron titulli, rezultati është një rrotullim tragjikomik i përplasjeve të gëzimit dhe zemërthyerjeve, një rrëshqitje mjeshtërore mes të qeshurave dhe trishtimit. Një film ku dashuria për kinemanë në gjithë dhimbjen e lavdinë e saj, pasqyrohet në çdo plan të tij. Një film ku Banderas jep performancën e një jete në një rol që, pas triumfit të tij në Kanë, me siguri synon edhe çmimin “Oscar”.  /The Guardian/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy