Dëmtimet në Muzeun Kombëtar, ministrja e Kulturës: Nuk ka rrezik, problemet në zonat e parashikuara

Dëmtimet në Muzeun Kombëtar, ministrja e Kulturës: Nuk ka rrezik, problemet në zonat e parashikuara

Përmes një komunikimi për mediat, ministrja e Kulturës, Elva Margariti tregoi detaje në lidhje me gjendjen e përgjithshme të institucioneve kulturore të vendit, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Mes të tjerash, ministrja Margariti komentoi gjendjen e godinës së Muzeut Historik Kombëtar.

Margariti tha se të çarat në mure janë brenda parametrave të parashikuar dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për vizitorët dhe qytetarët. Sipas Margaritit, Muzeu Historik Kombëtar rezultonte si godina që mund të kishte problematika më të shumta në rast tërmeti.

U koordinua puna në kohë reale. Unë vetë që në ditën e parë jam gjendur në Muzeun Kombëtar, i cili na rezultonte si godina që mund të kishte problematika më të shumta, megjithatë u verifikuan me inxhinierë të shumtë që problemet janë shfaqur atje ku godina ishte projektuar për të reaguar në rast tërmeti”, tha ministrja Margariti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy