Artistë britanikë e shqiptarë hapin ekspozitën “Ishulli i Gjembave” në Radhimë

Artistë britanikë e shqiptarë hapin ekspozitën “Ishulli i Gjembave” në Radhimë

Artistë britanikë dhe shqiptarë janë mbledhur bashkë në Rradhimë të Vlorës, në një ekspozitë të përbashkët të emërtuar "Ishulli i Gjembave", përmes së cilës artistët kanë skicuar realitete vizionare mbi ishullin e ndaluar të Sazanit.

Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Jason Ivory dhe Drejtori i British Council Albania  Angus Bjarnason përuruan ekspozitën “Ishulli i Gjembave”, hapur tek “Galeria e Bregdetit” në Radhimë, bëri të ditur ambasada britanike në Tiranë.

Veprat e 10 artistëve britanikë dhe ballkanas eksplorojnë subjekte të lëna pas dorë dhe përherë e më akute, si mjedisi, ekologjia, ndryshimet klimatike, kolonizimi dhe qëndrueshmëria.

Kjo nismë është ankoruar në vetëdijesimin e shtuar të rolit përherë e më të rëndësishëm që hapësirat artistike kanë në komunitet, duke e përdorur artin si një mjet elokuent për ndryshim shoqëror.

Ekspozita është e hapur deri më 8 gusht 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy