Marrëveshje mes dy ministrive për promovimin e artistëve dhe kulturës shqiptare në botë

Marrëveshje mes dy ministrive për promovimin e artistëve dhe kulturës shqiptare në botë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majkon, kanë nënshkruar një marrëveshje me qëllim promovimin e artistëve dhe kulturës shqiptare në botë.

“Artistët shqiptarë në diasporë janë ambasadorët tanë më të mirë, ndaj edhe duhet të krijojmë të gjitha hapësirat për promovimin e tyre në vendin amë. Me këtë qëllim, por edhe për të promovuar kulturën shqiptare përtej kufijve lidhëm sot një marrëveshje me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Margariti informoi edhe për detaje të marrëveshjes, që kanë të bëjnë me nxitjen e aktiviteteve kulturore për diaporën në botë.

“Përmes kësaj marrëveshjeje synojmë të nxisim dhe zhvillojmë aktivitete të artit dhe kulturës të pjesëtarëve të diasporës, me synim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit dhe të trashëgimisë kulturore. Po ashtu angazhohemi në ngritjen e Këshillit Koordinues të Artistëve në Diasporë, anëtarë të të cilit do të jenë artistë me kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e artit shqiptar”, theksoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy