Hapet Panairi i Librit në Ulqin/ Në edicionin e 23-të, pjesëmarrës 50 botues nga rajoni

Hapet Panairi i Librit në Ulqin/ Në edicionin e 23-të, pjesëmarrës 50 botues nga rajoni

 U hap mbrëmë në Ulqin të Malit të Zi, edicioni i 23-të i Panairit të Librit, një ngjarje e rëndësishme kulturore që mbahet çdo vit  në qytetin bregdetar.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, ministrja e Kulturës dhe Mediave e Malit të Zi, Tamara Vujoviç, Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi.

Në këtë panair ku janë paraqitur rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina etj.

Në stendat e Panairit ka letërsi artistike, letërsi të përthyer, letërsi për fëmijë, guida dhe harta turistike, enciklopedi etj.

Netët e Panairit do të jenë të mbushura me aktivitete në Kala dhe në librarinë e qytetit. Takime me krijues të njohur, ndarje çmimesh etj.

Kjo festë e librit në Ulqin është një rast i mirë me qëllim promovimin e letërsisë dhe kulturës, si dhe nxitjen e leximit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet shkrimtarëve, botuesve dhe lexuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy