
Rikthehet në edicionin e dytë Varg Festival, një festival poezie, iniciuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Varg Festival do të rikthehet sërish në qytetin e Sarandës më dt. 07- 08 gusht 2024, që sipas QKLL-së, do të mirëpres poezinë dhe prozën e poetëve vendas.
Rikthimi te letërsia e qytetit, tek autorët dhe poetët vendas, të cilët lëvrojnë poezinë edhe prozën e tyre duke rindërtuar realitete të trilluara me diferenca nga letërsia e cila shkruhet në qarqe të tjera letrare. Cilat janë këto dallime? Cilat janë tematikat që lëvrojnë poetët jonianë?
Nëse jeni duke pushuar në Sarandë, ejani na u bashkoni në këto mbrëmje vargjesh, në shëtitoren e qytetit.
Festivali dedikuar shkrimit dhe leximit të poezisë përgjatë dy netëve , nis nga ora 19:00 – 20:30.




