
Një robot-artist i inteligjencës artificiale i quajtur Ai-Da ka arritur një moment historik në karrierën e tij: ekspozitën e parë personale, të titulluar "Të ardhme të pasigurta", e cila do të mbahet në galerinë "Barn" të Universitetit të Oksfordit më 12 qershor. Shtypi e përshkruan Ai-Da si "artistin e parë robot ultra realist që vizaton ".
Ai-Da ka flokë të gjatë ngjyrë kafe dhe lëkurë të zbehtë dhe flet me theks britanik. Roboti u krijua nga shpikësi britanik Aidan Meller (i cili është gjithashtu një gallerist), së bashku me shkencëtarët e Oksfordit. Shkencëtarët e universitetit e pajisën Ai-Da-në me kamera në sy dhe algoritme të inteligjencës artificiale, që i diktojnë me radhë koordinatat, duke lejuar që krahu i robotit të vizatojë.
“…Është një proces me të vërtetë emocionues që nuk është bërë më parë [. . .] Nuk e dimë saktësisht se si do të dalin vizatimet dhe kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, shprehet Meller.
Ai-Da përdor një stilolaps ose laps për të vizatuar dhe, për momentin, pikturat e tij printohen në kanavacë nga një njeri. Është planifikuar që Ai-Da të krijojë qeramikë dhe të pikturojë në mënyrë autonome. Meller-i thotë se kspozita e ardhshme e Ai-Da-së ka "më shumë se një milion paundë vepra të shitura". /Sipas Artsy, përgatiti Erina Çoku/



