Ndahet nga jeta bateristi i Rolling Stones

Ndahet nga jeta bateristi i Rolling Stones

Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Një nga bateristët më të mëdhenj të brezit të tij, Watts ka qenë pjesë e grupit legjendar për mëse 60 vjet. I lindur në 1941, Watts u rrit në Wembley, Londrën veriperëndimore, dhe më vonë në periferi të Kingsbury. Dashuria e tij e parë muzikore ishte xhazi amerikan. Ai ndoqi shkollën e artit dhe u bë një dizajnues grafik pas diplomimit, ndërsa paralel luante me bandat muzikore lokale. Në vitin 1962 ai u bashkua me Blues Incorporated, një grup britanik i udhëhequr nga Alexis Korner dhe luajtën së bashku me basistin e Cream, Jack Bruce. Përmes Korner ai u takua me Brian Jones, i cili luante në koncertet Blues Incorporated, dhe më pas me Mick Jagger dhe Keith Richards.

Jagger dhe Richards shumë shpejt formuan grupin e tyre, Rolling Stones, dhe Watts u bashkua me ta në 1963.

Krahas Rolling Stones, Watts gjithashtu luajti xhaz me një seri grupesh gjatë viteve, përfshirë Rocket 88, dhe u ribashkua me Korner dhe Bruce në fund të viteve 1970 për të luajtur boogie-woogie.

Ndryshe nga historitë e panumërta të shokëve të tij të grupit në Rolling Stones, Ëatts ishte i qëndrueshëm në jetën e tij personale: ai u martua me gruan e tij Shirley Ann Shepherd në 1964, dhe  qëndruan së bashku deri në vdekjen e tij. Ai ka lënë një vajzë: Seraphina.

Në 2004, ai u diagnostikua me kancer në fyt, por u shërua pas një kure radioterapie.

Hera e fundit që Watts performoi me grupin ishte Living in a Ghost Toën, një single i vitit 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy