
Tirana do të përjetojë nesër një tjetër koncert me emrat më të njohur të muzikës rock.
Të gjithë ata dashamirës kësaj rryme muzikore do të kenë mundësi që të ndjekin një mbrëmje të dedikuar me këngëtarët dhe grupet e njohura shqiptare.
Më 10 shtator, në Amfiteatrin e Liqenit, vjen koncerti më i madh rock, i realizuar si asnjëherë më parë, në vend. Koncerti “TRocks”, vjen në kuadër të European Youth Capital 2022 dhe do të përfshijë disa nga këngëtarët dhe grupet më të mira të rrokut shqiptar, nga brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë.
Adhuruesit e muzikës rock do të kenë mundësinë të dëgjojnë muzikë nga Eugent Bushpepa, Jericho, Offchestra, Grupi Burn, Edea Demaliaj&Band, Brios Band, Niki Band etj.
Eventi vjen me mbështetjen e Bashkisë Tiranë e Kongresit Rinor Kombëtar.



