Olivia de Havilland, aktorja e filmit ikonik “Bashkë me erën”, la ndërruar jetë në moshën 104-vjeçare në Paris.
Ajo është e fundit që largohet nga jeta ndër yjet e këtij filmi.
De Havilland luajti rolin e Melanie Hamilton Wilkes, një shoqe që shihet si rivale nga protagonistja Scarlett O'Hara në klasikun e vitit 1939.

Filmi i vitit 1939 u bë një nga ikonat në kinematografisë amerikane.
Olivia ka luajtur edhe në filma të tjerë, përfshirë "Aventurat e Robin Hood". Ajo fitoi Oscar për shfaqjet e saj në "Secilit atë që i takon” dhe "Trashëgimtarja”.
Olivia ka jetuar në Paris që nga viti 1960 dhe rrallë është shfaqur në publik. Në 90-vjetorin e saj në Hollivud u organizua një festë e madhe nga Akademia e Arteve dhe Filmit, në të cilën ajo mori pjesë.



