Ndahen çmimet fituese në Panairin e Librit/ Autori më i mirë shqiptar-Virgjil Muçi

Ndahen çmimet fituese në Panairin e Librit/ Autori më i mirë shqiptar-Virgjil Muçi

Përgjatë një jave, botimet më të reja të penave më të holla letrare i’u  prezantuan lexuesit shqiptar në Panairin e 24 të librit, “Tirana 2021”.

Panairi i Librit 24, kulmoi aktivitetin disa ditor të kulturës, duke prezantuar sot edhe fituesit e çmimeve për veprat letrare më të mira sipas jurisë, për shkrimtarët dhe veprat më të mira.

I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili vlerësoi shkrimtarët për veprimtarinë e tyre.

Juria e panairit e përbërë nga Anila Mullahi (kryetare), Kel Demi, Albana Nexhipi, Aida Tuci dhe Xhimi Lazri nga librat e botuar nga mesi i nëntorit të vitit 2020 e deri tani, vlerësuan:

“Përkthimi i mirë i 2021” i është dhënë Flavia Kaba, për Librin “Qyteti i avullit”, është vlerësuar për prurjen shumë cilësore të sjelljes në gjuhën shqipe.

Çmimin “autori më i mirë 2021”e ka marrë Virgjil Muçi për vëllimin histori me tregime “Fajin ma ka gjuha”. 

Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me “Përralla shqiptare 100+1 natë”, vijon me “Erotikoni e Satirikoni” dhe përmbyllet me “Fajin ma ka gjuha”. Libri “Fajin ma ka gjuha” përmban 14 tregime dhe 1 novelë.

Muçi është autor i më shumë se 10 librave dhe përkthyes i 13 titujve të autorëve të mëdhenj, si fitues i çmimit Kadare në vitin 2018.

Dikush i krahasonte çmimet me kalushët e drunjtë të fëmijëve që i marrin kur janë të vegjël dhe kanë dëshirë të hipin dhe të zbaviten me ta. Unë sot po marr kalushin tim të drunjtë dhe ndoshta diku do ta lë dhe do ta kujtoj me shumë kënaqësi dhe mirënjohje. Falënderoj jurinë, falënderoj Shoqatën e Botuesve, falënderoj Erionin që është pranë kulturës dhe librit dhe kështu duhet të jetë gjithmonë. Është hera e parë që marr çmim nga një politikan dhe një kryetar Bashkie dhe kjo e bën këtë kalush të drunjtë edhe më të çmuar për mua”, deklaroi Virgjil Muçi.

Çmimi “Studimi më i mirë” iu nda Uran Butkës për vëllimin e gjashtë të Mithat Frasherit.

Ambasada franceze për “përkthimin më të mirë nga frëngjishtja”, vlerësoi me çmim Mirela Kumbaron për përkthimin e “Ngadalësisë” nga Milan Kundera.

Në mbyllje kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri tha se është shumë e rëndësishme që rinia të furnizohet me kulturë.

“Viti i shkuar ishte shumë i vështirë dhe në bëmë një Panair digjital mes atij trishtimi dhe atij pesimizmi. Bashkia e Tiranës besoi tek ne dhe vjet bëmë një gjë shumë të mirë, shumë të mrekullueshme. Ne duhet t’i furnizojmë mendjet e njerëzve, me kulture, me libra dhe me çdo gjë tjetër që është më e këndshme”, tha më tej Petrit Ymeri.

Sipari i panairit, përfundimisht, mbyllet të dielën, më 21 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy