Ministria e Kulturës përkujton “Artistin i Merituar”, Bujar Lako

Ministria e Kulturës përkujton “Artistin i Merituar”, Bujar Lako

Në kuadër të muajit të Teatrit, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot Bujar Lakon, një prej aktorëve më të mirë të skenës dhe të kinemasë shqiptare.

Kujtojmë sot me mirënjohje dhe brengën që na la aq shpejt, aktorin e mrekullueshëm Bujar Lako.

Bujar Lako lindi në Tiranë më 23 maj të vitit 1946 dhe ndërroi jetë më 26 dhjetor 2016.

Ai ishte një ndër aktorët më të vlerësuar në Shqipëri për aftësitë e tij në aktrim, i cilësuar si një aktor shumëdimensional. Ai vlerësohej prej kolegëve të tij dhe prej kritikës si një aktor që arrinte të realizonte më së miri personazhet që interpretonte.

Në teatër Bujar Lako ka interpretuar rreth 70 role nga të cilat veçohen ato në veprat “Vdekja e një Komisioneri” A, Miller, “Ariu”, “A. P. Çehov”, “Vizita e Inspektorit”, “Xh.Pristli” etj, ndërsa në kinematografi, aty ku edhe publiku e vlerësoi edhe më shumë veçohen filmat “Përballimi”, “Gjeneral Gramafoni” ,”Udha e Shkronjave”, si dhe në një nga produksionet më të vlerësuar edhe në Festivalin e Venecias, atë me titull “Muajt e Mjaltit”.

Bujar Lako është nderuar gjithashtu edhe me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të parë, me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985, kurse në vitin 2013 iu dha edhe titulli “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy