“Nipi im bukurosh”, shfaqja që po korr sukses në Itali

“Nipi im bukurosh”, shfaqja që po korr sukses në Itali

Një komedi që të bën të qeshësh, por edhe të mendosh. Në qendër të saj është Luco, këshilltar i një komune në Itali, vajza e të cilit është martuar me një shqiptar. “Nipi im Bukurosh” titullohet shfaqja teatrale me skenar të Gianni Clementit, që po korr sukses në Itali. Aktori Francesco Pannofino thotë se skenari i komedisë është vijim i shfaqjes tjetër të suksesshme, “Vjehrrit shqiptarë”.  

Komedia trajton një sërë temash, që nga emigracioni, raportet me fëmijët, problemet mes brezave, ndryshimi që interneti i ka bërë komunikimit etj.

“Luco është një këshilltar komunal me ide progresiste, babai i një vajze që ngel shtatzënë me një shqiptar dhe shkon në Shqipëri për t’u martuar. Ata kthehen në Itali pas dasmës dhe këtu nis e gjithë historia”, tregon Pannofino. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy