
Ndërron jetë në moshën 60-vjeçare Myftar Gjana, poet, përkthyes, botues e njeri i vlerësuar i letrave.
Gjana, publikoi disa vëllime poetike, si: "Elipset e humbjes", "Njeriu në sferë" etj., fitoi çmimin e parë kombëtar "Pena e argjendtë" për poezinë (1998), si dhe përktheu H.D. Lawrence, një sërë autorësh anglofonë, përfshirë dhe "Origjina e totalitarizmit" të Hanah Arend.
Ai ishte ndër të parët që u aktivizua me lëvizjen studentore të dhjetorit në vitin 1990. Studioi për inxhinieri ndërtimi dhe për diplomaci. Ishte themelues e botues i shtëpisë botuese "Princi".
“…Mbi të gjitha ishte njeri i gjallë, sedërli, mjaft i ndjeshëm e fisnik. La një vepër modeste për nga vëllimi, por thelbësore në dendësinë e vet artistike e estetike”, shprehet për të shkrimtari i njohur Agron Tufa.
Vepra:
“Elipsi i humbjes, poezi, 1993
“Sa një pasthirrmë kam jetuar”, poezi, 1995
“Sa një pasthirrmë kam jetuar”, poezi, ribotim i përmirësuar, 1997
“Njeriu në sferë” 2006
Përkthime:
“Arti i të dashuruarit”, Erich Fromm, 1997
“Origjinat e totalitarizmit”, politologji, Hannah Arendt, 2001
“Poezi të zgjedhura”, David Lourens, 2002
“Ese të zgjedhura”, estetikë, Oscar Wilde, 1998
“Konflikti i qytetërimeve”, politologji, Samuel Huntington, 2002



