Antikuarë të rrallë nga Arkivi i Shtetit ekspozohen te Kalaja e Tiranës

Antikuarë të rrallë nga Arkivi i Shtetit ekspozohen te Kalaja e Tiranës

Në mjediset e Kalasë së Tiranës është çelur sot ekspozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”, organizuar nga Drejtoria e Arkivave të Shqipërisë. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtori i Arkivit Ardit Bido.

Materialet e ekspozuara në këtë ekspozitë, deri para një viti ndodheshin të magazinuara në thasët e Arkivës megjithëse vlera e tyre si letrare por edhe historike është e rrallë. Tashmë ato jo vetëm që kanë dalë në dritë por edhe janë bërë pjesë e projektit të digjitalizimit të materialeve me vlerë të arkivit. Tashmë ato mund të aksesohen nga të gjithë nxënësit, qytetarët apo edhe studiuesit e ndryshëm vetëm duke klikuar në faqen e internetit të Arkivit.

Në këto materiale gjenden botime të vjetra që lidhen me historinë, shkencën, botime fetare, letërsinë, fjalori i Sami Frashrit etj, që janë të shkruara në përgjithësi në “Osmanishte” por edhe në “Greqishte”. Këto materiale janë klasifikuar edhe si shumë të rëndësishme ndaj edhe ndodhen këtu në këtë ekspozitë. Këtu do të gjenden të ekspozuara edhe antikuarë që i përkasin vitit 1600.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se e kishte pranuar me shumë kënaqësi ftesën edhe për faktin që këto thesare përçojnë vlera të rralla.

“Zbulova që nga Arkiva e Shqipërisë është bërë një punë kolosale gjatë vitit të pandemisë duke nxjerrë në pah një bibliotekë të fjetur prej 30 vjetësh. Tashmë janë të digjitalizuar një numër prej 15 mijë titujsh. Arkiva është kthyer si një hapësirë e hapur dhe jo vetëm ku ruhen vlera dhe kjo është bërë duke afruar sa më shumë kategori të ndryshme për ta vizituar. Edhe ne në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare gjatë pandemisë kemi nxjerrë në dritë thesare të rralla të fshehura dhe që na përkasin të gjithëve ne. Nëse nuk do ta bënim këtë gjë, ne nuk do të kishim bërë punën tonë”, theksoi ajo.

Drejtori i Arkivave Ardit Bido, thëksoi rëndësinë e lashtë unike që kanë këto mëteriale të ofruara në ekspozitë.

“Po përpiqemi që t’iu ofrojmë të interesuarve të gjitha materialet të cilat ata kanë interes dhe t’i kenë të disponueshme të gjitha si një “One stop shop”. Ne këtu kemi kopje të cilat janë unike në vendin tonë duke datuar nga shekulli i XVI dhe janë pasuri e veçantë. Jam i sigurt që do të mahniteni sikurse kemi bërë ne kur i kemi parë për herë të parë”, tha Bido. 

Eskpozita “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”, të Kalaja e Tiranës, do të qëndrojë e hapur për dy ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy