Beyoncé kryeson listën e pretendentëve për Çmimet Grammy 2021 – pavarësisht se këngëtarja nuk ka lançuar asnjë album të ri gjatë periudhës së kualifikimit. Ajo pasohet nga Taylor Swift, Roddy Ricch dhe Dua Lipa.
Po ashtu, në listë janë Billie Eilish, Megan Thee Stallion, DaBaby, Phoebe Bridgers, Justin Bieber, pianisti i xhazit John Beasley dhe producenti klasik, David Frost.
Kushdo që kërkon emrin e The Weeknd në atë listë nuk duhet të kërkojë më tej. Pavarësisht se u parashikua gjerësisht të dominonte nominimet për Grammy-t e 63-të, albumi single "Blinding Lights" i super-yllit pop-R & B dhe albumi "After Hours" shënuan zero nominime. / Variety /



