Festivali Kombëtar i Shkollave Artistike, Manastirliu: Mbështetje për zhvillimin e talenteve

Festivali Kombëtar i Shkollave Artistike, Manastirliu: Mbështetje për zhvillimin e talenteve

Me rastin e 28-29 Nëntorit, është zhvilluar në Liceun Artistik, edicioni i parë i ‘Festivalit të Shkollave Artistike’ nga i gjithë vendi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në këtë aktivitet, ku theksoi mbështetjen për shkollat artistike.

Fokusi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do të jetë tek shkollat artistike, për t'i dhënë shkollave artistike një tjetër dimension, një tjetër vlerë.

Sepse këtu janë talentet që do të ndrijnë skenat, jo vetëm shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

Nxënës nga 13 shkollat artistike në vend, kanë performuar me pjesë të ndryshme klasike në këtë aktivitet, i cili u mbajt tek Liceu Artistik në Tiranë, në kuadër të festave kombëtare. Kjo është një iniciativë e shkollave artistike, mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy