Dragusha: Kinemaja shqiptare estetikisht s’është për t’u hedhur. Flitet për standardin e gjuhës, por nuk merren veprime

Dragusha: Kinemaja shqiptare estetikisht s’është për t’u hedhur. Flitet për standardin e gjuhës, por nuk merren veprime

Gazetari nga Kosova Dritan Dragusha, për librin e tij “Zoti në kinema” thotë se më në shumë trajton heshtjen si problem biblik, dhe që vjen më tej edhe si problem njerëzor.

Lidhur me kinemanë në Kosovë, ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, se pas viteve ‘90-të, kanë filluar të shihnin më shumë filma.

Në kinemanë shqiptare disa filma i kam ndjekur. Estetikisht nuk është për tu hedhur poshtë. Ana propagandistike është aty.

Ka elementë të mira që duhen studiuar, ka aktorë të mirë. Kinemaja shqiptare në Kosovë dhe këtu, pas viteve ‘90-të nuk është se po lëviz shumë.

Realizimi i atyre filmave në Kinostudion “Shqipëria e Re”, janë realizime të mira.

Lidhur me çështjen e standardit të gjuhës shqipe, tha se është normuar në një periudhë të caktuar kontekst historik të caktuar.

Nuk di pse flitet kaq shumë për gjuhën, problemin e standardit, gegërishtes, mos pasurimin e standardit, po nuk merret asnjë veprim.

Sot është shumë e lehtë të komunikojmë për të bërë një ndryshim të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy