
Filma si "Lista e Shindlerit" dhe "Shpëtimi i ushtarit Rajan", suksese të Stiven Spielbergut me temë për Luftën e Dytë Botërore, apo "E bukura dhe Bisha" dhe "Toy Story", që inauguruan epokën e artë të animacioneve moderne nga Disney dhe Pixar etj. dhe filma të tjerë me tema të ndryshme u bënë frymëzim në vitet ’90 për artin, konceptimin dhe risitë që sollën.
"Goodfellas" (1990)

Regjisori Martin Scorsese ishte në kulmin e krijimtarisë së tij në këtë tregim të përgjakshëm bazuar në historinë e vërtetë të Henry Hill, me interpretimet ikonike të aktorëve Ray Liotta, Robert De Niro dhe Joe Pesci.
"The Silence of the Lambs" (1991)
Anthony Hopkins e ktheu Hannibal Lecter-in në një makth të vërtetëtë, por ajo që la shenjë ishte ishte loja e tij e “macja me miun” me agjenten e re të FBI-së të interpretuar nga Jodie Foster që e ngriti përshtatjen e drejtorit Jonathan Demme të librit të Thomas Harris në nivelin për çmimin “Oscar”.
"Boyz n the Hood” (1991)
Filmi i suksesshëm i John Singleton-it paraqiti një pamje të kthjellët të bandave, drogës dhe miqësisë, të cilën regjisori i atëhershëm 23-vjeçar e përshkroi si një version kinematik të tingujve të alarmit që vinte prej grupeve rap dhe kushteve të tyre në Los Anxhelos dhe komunitete të ngjashme.
"Beauty and the Beast" (1991) dhe "Toy Story" (1995)
Mund të ketë qenë një përrallë e vjetër sa koha, por "E Bukura dhe Bisha" shënoi kulmin e muzikalëve të animuar të Disney dhe fitoi u emëruar për çmim për këtë zhanër. "Toy Story", ndërkohë, u bë pikënisja e e një niveli dhe cilësie të filmave “Pixar” duke i sjellë familjet së bashku në një mënyrë krejt të rrallë.
"Schindler's List" (1993) and "Saving Private Ryan" (1998)
Filmat e Luftës së Dytë Botërore të Spielberg-it hedhin një vështrim të pandërprerë në një kapitull të hidhur në histori. Secili prej këtyre filmave ka vendin e vet, megjithatë "Schindler’s List" ndoshta e kapërcen "Saving Private Ryan", i cili pengohet pak me fundin e tij.
"The Shawshank Redemption" (1994)

"Merru me jetën ose merru e vdekjen” është vetëm një ndër thëniet e fmahsme tëpërshtatjes së Frank Darabont të historisë së burgut të Stephen King, ku karakteret kryesore interpretohen nga aktorët Tim Robbins dhe Morgan Freeman. Ky ishte një film që vlerësimin e merituar e mori me kalimin e kohës.
"Fargo" (1996)
Një rrëmbim i organizuar shkuar keq, krejt keq plan në një këndvështrim të dhunshëm, çarmatosës dhe gazmor dhe me aktorë të tillë, si: Frances McDormand, William H. Macy dhe Steve Buscemi.
"L.A. Confidential" (1997)

Përshtatja e bukur e romanit të James Ellroy-it nga regjisori Curtis Hanson nxori në pah korrupsionin e policisë në vitet 1950, duke fituar një Oskar për Kim Basinger dhe duke u bërë pikënisje e karrierës për Russell Crowe dhe Guy Pearce.
"Titanic" (1997

Suksesi i madh që pati ky film ishte edhe për shkak të arritjes epike të regjizorit James Cameron: përzierjen e romancës së Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet me një spektakël befasues, shoqëruar me muzikë nga James Horner dhe Celine Dion.
“The Truman Show” (1998)

Ndoshta nuk është filmi më i mirë i viteve '90, por ndoshta më premtuesi në parashikimin e manisë sëë reality TV dhe mediave, me interpretimin e mrekullueshëm të Jim Carrey si djalë i varfër, i cili nuk ka dijeni që e gjithë jeta e tij është bërë për të qenë një spektakël në TV. /CNN/



