Si ra në dashuri Renee Zellweger me Judy Garland për “Judy”

Si ra në dashuri Renee Zellweger me Judy Garland për “Judy”

Si interpretohet një ikonë e Hollivudit si Judy Garland? Për Renee Zellweger, futja në lëkurën e personazhit ishte njësoj si të rënët në dashuri.

Zellweger, 50 vjeç, ka fituar vlerësimet e kritikës për portretizimin mallëngjyes të personazhit të Garland në "Judy", film i cili do të shfaqet këtë janë në kinematë e SHBA-së. Ekspertët parashikojnë një nominim të katërt për çmimin “Oscar”.

Filmi "Judy" përqendrohet në periudhën kur Garland luftoi me alkoolin, përdorimin e qetësuesve dhe problemet e saj financiare në një udhëtim në Londër në fund të vitit 1968 për një seri koncertesh. Ylli i “Wizard of Oz” vdiq në moshën 47-vjeçare nga një mbidozë aksidentale e drogës në qershor 1969.

Zellweger mori mësime zëri për një vit rresht para se të fillonte xhirimet dhe të punonte me një koreograf për të kapur mënyrat e Garland në vitin e fundit të jetës së saj.

"Vura muzikën dhe pastaj fillova të gërmoj për libra. I porosisja librat dhe më pas përdora çdo ditë në internet. Thjesht u zhyta në çdo gjë që gjeta. Rashë në dashuri dhe m’u hap oreksi për më tepër", u shpreh ajo.

Transformimi i Zellweger nga aktorja bionde që luajti "Bridget Jones", këndoi në muzikën e filmit "Chicago" dhe fitoi një çmim “Oscar” për aktoren më të mirë mbështetëse për dramën "Cold Mountain " është quajtur si performanca më e mirë e karrierës së saj nga kritikët.

Tre fëmijët e Garland: Liza Minnelli, Lorna Luft and Joey Luft nuk janë përfshirë me filmin, por Renne shpreson se ata do ta kuptojnë se filmi është një himn për artisten. /Reuters/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy