Ndahet nga jeta ikona e këngës gjakovare Ismet Peja

Ndahet nga jeta ikona e këngës gjakovare Ismet Peja

Ikona e muzikës shqiptare-kosovare, Ismet Peja ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Ai është ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa lajmi i hidhur është dhënë nga djali i tij, Visar Peja.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngel i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran”, ka shkruar Visari.

Theksojmë se Peja është ndër artistët me përvojë më të gjatë në skenën muzikore shqiptare. Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm. I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e muzikës shqiptare.

Ismet Peja lindi në Gjakovë më 27 Prill 1937 dhe është këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Si i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar,

Ismeti që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy