Me anë të një ankandi do të vihen për herë të parë në dispozicion të publikut një koleksion i sendeve personale të autorit amerikan John Steinbeck.
Koleksioni përfshin një sërë artikujsh të ruajtur nga shtëpia e John dhe gruas së tij Elaine në Nju-Jork, duke përfshirë flokët e fëmijëve të Steinbeck, letra dashurie, foto familjare, libra të botimit të parë dhe një pjesë të vogël sendesh të tjera.
Ankandi organizohet nga “Curates Estates” dhe do të zhvillohet online në ditëlindjen e autorit, 27 shkurt
Steinbeck, i cili vdiq në vitin 1968, është i njohur gjerësisht për librat e tij "Vilet e zemërimit" dhe "Lindja e Edenit" dhe çshtë nderuar me çmimin “Pulitzer”, Çmimin Kombëtar të Librit dhe çmimin Nobel në Letërsi.
Sendet e autorit u gjetën në një depo në Manhattan, ku ishin mbajtur për më shumë se dy dekada.
Ankandi i tetorit përfshinte një letër të shkruar me dorë nga Zonja e Parë Jaqueline Kennedy drejtuar Steinbeck, e cila u shit për 18.750 dollarë dhe një nga revistat e autorit që shitej për 17.500 dollarë, sipas Drejtorit të Ankandeve të Heritage në Eric Bradley. /CNN/



