Trupa e Baletit ‘Etoile’ nga Ukraina shfaq “Princeshën e Akullit” për publikun durrsak

Trupa e Baletit ‘Etoile’ nga Ukraina shfaq “Princeshën e Akullit” për publikun durrsak

“Princesha e akullit”, bazuar në përrallën “Mbretëresha e dëborës” nga H.K.Andersen, erdhi premierë për publikun artdashës durrsak e jo vetëm. Trupa e Baletit klasik “Etoile”, ardhur nga Ukraina, i ka sjellë publikut durrsak e jo vetëm, traditën, kulturën dhe shpirtin e vërtetë ukrainas. Të pranishëm në teatrin “Aleksander Moisiu”, përveç artdashësve, kanë qenë edhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki, si dhe mjaft personalitete të tjera. Teatri “Aleksandër Moisiu” hapi dyert dhe mikpriti për 3 javë këtë trupë, duke mbështetur në çdo aspekt të gjithë këtë sipërmarrje me përmasa të mëdha. Publiku për dy orë rresht ndoqi me vëmendje këtë shfaqje të veçantë. Trupa ukrainase interpretoi baletin “Princesha e akullit” me koreografi të Andrea Heise, e cila është një histori romantike me muzikën e Mozart, Vivaldi, Halvorsen dhe Leontovich.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy