
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot librin e tij “Misioni im”, të cilin e cilësoi letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve.
Basha tha, ideja dhe dëshira për të shkruar një libër i ka lindur që kur ishte 10 vjeç.
“Në politikë të jepe mundësia të përballesh me lloj-lloj përvojash dhe kjo të fal shumë emocione, të fal shumë adrenalinë e natyrisht të pajis me një përvojë të rrallë do të thoja por për mua kjo është hera e parë, nuk kam patur një përvojë të tillë përpara. Sigurisht kam ndjekur nganjëherë edhe nga afër siç kemi sot audiencë studentësh këtu në Qytetin Studenti prezantime librash apo monografisë por nuk kam qenë kurrë i ulur krah këtij botuesi duke prezantuar një libër të timin”, tha Basha.
“Sigurisht do isha i pa sinqertë t’ju thoja që nuk e kam menduar, në fakt e kam menduar që 10 vjeç. Dëshira e parë ka qenë të shkruaja dhe ky frymëzim vinte edhe nga anëtarë të rrethit të ngushtë familjarë që janë shkrimtarë apo ishin shkrimtarë sepse janë ndarë nga jeta dhe dashuria ime për letërsinë, për librin është…daton që nga fëmijëria e hershme, në mendimin e parë duhet ta kem lexuar diku në moshën pesë apo gjashtë vjeç dhe bashkë me të mu hap një botë e tërë e cila ma ngacmonte dhe ma ngacmon fantazinë, imagjinatën si asnjë art tjetër i lëvruar”,- shton Basha.
“Së pari sepse ndodhem këtu me një libër përpara që ka autorësinë time dhe që sot po e prezantojmë. E dyta ka të bëj me të sotmen është 22 marsi. Është 22 marsi 29 vjet pas fitores së demokracisë. Një ditë e cila më kujtohet në detaje pothuajse orë për or dhe ju betohem që nganjëherë ndodhë që edhe ça ka ndodh 3 apo 4 ditësh ke vështirësi ta kujtosh në detaje por 22 marsin e 92 unë e kujtoj or për or. Jam përpjekur një pjesë të kësaj ta shpjegoj edhe në këtë libër. Pse dhe nga cilat pozita e kam parë 22 marsin e 92. Ditën e fitores së demokracisë, ditën kur edhe Shqipëria ju bashkua vendeve të tjera të ish Lindjes komuniste që hodhën tej diktaturën dhe nisën rrugëtimin drejt pluralizmit, drejt hapjes, drejt respektit për njeriun, për individin, për dinjitetin individual”,- vijon Kreu i PD.
“Pra është 22 marsi dhe jemi në Qyteti Studenti ku nisi rrugëtimi që çoj drejt 22 marsit. Ndaj nuk ka vend më të mirë dhe audiencë më të mirë për ta nisur prezantimin e këtij libri se sa këtu te Qyteti Studenti me studentët e 21. Duke ju kujtuar se ishin studentët e 90 ata që i dhanë jetë lëvizjes dhe më vonë Partisë Demokratike dhe 22 marsit 92’ ku Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj i dha fund monopolit të diktaturës dhe hapi një sipar, hapi një rrugëtim tashmë 30 vjeçar të Shqipërisë drejtë asaj që përbënte në mënyrë të natyrshme edhe thelbin, esencën e asaj që na ngriti në këmbë, ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Një thirrje që askush nuk na e diktoi, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Askush sot nuk është në gjendje të na thotë kush e tha për herë të parë”,- kujtoi Basha.
“Dua me dy fjalë t’ju them që libri është një letër e hapur në thelb. Nuk është një rrëfim autobiografik siç e tha Flutura me të drejtë ndoshta mund të kishte qenë edhe më i pasur me detaje personale. Ndonëse në këndvështrimin tim edhe natyrën time, ka goxha bile në një moment tjetër do thoja ka më shumë se ç’ duhet duke patur parasysh natyrën time. Por nuk është një rrëfim autobiografik, nuk është as thjesht një përkthim i programit tonë politik, i planit tonë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza sepse edhe për faktin e thjeshtë se libri ka nisur të avizohet kohë përpara nxehjes së motorëve elektoral por është një letër e hapur drejtuar shqiptarëve, në veçanti rinisë për një angazhim të drejtpërdrejtë në politikë, për një pjesëmarrje në publiken në jetën publike si rruga e vetme për të siguruar ndryshimin, si rruga e vetme për të siguruar atë që duam”, -nënvizoi Basha.
Basha tregoi se mjaftuan dy muajt, që teksa shfletonte disa autorë, të ngacmohej dhe të hidhte dy rreshta.
Pjesën tjetër të kohës, ka bërë një rishikim të tekstit, por që në fakt është prodhim i dy muajve të karantinës.
“Jua thashë që në fillim, ka qenë ngacmuar. 29 vite më parë isha atje në shesh, bashkë me disa nga shokët e klasës. Çfarë ndodhi, si ndodhi, sigurisht që të përmbledhur, sepse ndryshe nuk do të mjaftonte ky tekst. Ajo që më ka ndihmuar t’i hedh këto rreshta ka qenë pandemia dhe natyrisht dy muajt e karantinës. Teksa shfletoja disa autorë, u ngacmova për të hedhur disa rreshta. Doja të thoja që gjithçka që ka ndodhur pas gushtit është një rishikimi i një teksti që natyrisht kishte nevojë për rishikim, por që në fakt është produkt i këtyre muajve, mars, prill e maj,” tha Basha ndër të tjera.



