Filmi i regjisorit kinez-amerikan Lulu Wang "Farwell" fitoi çmimin kryesor në “Awards Independent Spirit” të shtunën, ndërsa Adam Sandler u emërua si aktori më i mirë dhe u tall me përjashtimin e tij nga çmimet “Oscar” të së dielës.
Sandler u zgjodh si aktori më i mirë për interpretimin e një argjendari të varur nga lojërat e fatit në "Uncut Gems", dhe vëllezërit Josh dhe Benny Safdie u zgjodhën si regjisorët më të mirë për këtë film.
"Disa javë mbrapa kur isha cituar, shcituar, i djegur nga akademia, më kujtoi shkollën e mesme kur u anashkalova për kategorinë si më i pashmi në albumin e fundvitit", tha Sandler.
Ai u shpreh për kandidatët e çmimeve “Oscar se: "Pamja e mirë e tyre e bukur do të zbehet me kohë, ndërsa personalitetet tona të pavarura do të shkëlqejnë përgjithmonë."
“The Spirit Awards” nderojnë filma të pavarur që kanë kushtuar nën 20 milionë dollarë. Shumë nga kandidatët ishin gra dhe aktorë ose regjisorë me ngjyrë, ndërsa vetëm një nga aktorët e nominuar për çmimet “Oscar” është jo i bardhë.
"The Farewell”, i cili paraqet një kast tëresisht aziatik dhe të filmuar në dy gjuhë mandarinisht dhe anglisht, u shpall filmi më i mirë artistik.
Ëang, filmi i të cilit u anashkalua në “Oscar”, i referohej garës drejtuese të të gjithë meshkujve të “Oscar” dhe debatit mbi vështirësitë që gratë përballen për t’u njohur në biznesin e shfaqjes.
"Nuk është e nevojshme të inkurajoni gratë. Ka shumë gra që bëjnë filma dhe që duan të bëjnë filma. Ajo që gratë kanë nevojë janë punët. Thjesht jepuni punë. Jepuni para", u shpreh Wang. /Reuters/



