
Me rastin e 14 Marsit, Ditës së Verës, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim.
Rama ka publikuar një foto me disa verore dhe u uron shqiptarëve një stinë të re të mbarë.
MIRËMËNGJES
dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re.

Edhe presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë qytetarët për Ditën e Verës.
Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar.



