Fëmijë nga i gjithë vendi në pritjen e Presidentit për festën e 1 Qershorit  

Fëmijë nga i gjithë vendi në pritjen e Presidentit për festën e 1 Qershorit  

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj dhe Zonja e Parë pritën sot me rastin e 1 Qershorit, fëmijë nga e gjithë Shqipëria.

 

Drupal Ad

 

 

 

Festa bëri bashkë fëmijët e Bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë,  si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit.

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë falënderuan të vegjlit për praninë në festimin e përbashkët të kësaj dite të dashur për ta dhe uruan që të gjithë fëmijëve t’u plotësohen ëndrrat e dëshirat e bukura.

Nën tingujt e gëzueshëm të festës, qindra tullumbace u lëshuan në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndrrave fëmijërore.

Talentet nga kryeqyteti dhe shkolla te qyteteve të tjera, përcollën emocione tek të pranishmit përmes këngëve, valleve dhe  mesazheve për gjithë përfshirje, dashuri dhe respekt e mirëkuptim për njëri- tjetrin, prindërit, gjyshërit e mësuesit.

Argëtim në këtë 1 Qershor sollën dhe artistët e Cirkut të Tiranës dhe animatorët gazmorë.

Përgjatë kësaj feste, fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojëra por ndanë dhe eksperiencat e tyre te veçanta duke përcjellë mesazhin e përkrahjes së njeri-tjetrit, për kapërcimin e pamundësive.

Aktiviteti festiv për 1 Qershorin, iniciativë e Zonjës Begaj është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në vlerësim të ditës së tyre të shënuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy