Një mënyrë e re lindjeje: Hipnoza, pa dhimbje e ilaçe

Një mënyrë e re lindjeje: Hipnoza, pa dhimbje e ilaçe

Një mënyrë e re lindjje është përfolur shumë nëpër kronikat e kohëve të fundit, sidomos pas vlerësimit që iu bë nga anëtaret e shtëpisë mbretërore angleze, Kate dhe Meghan. Nëpërmjet teknikës së vetëhipnozës për kontrollin e dhimbjes së lindjeve, gratë mund të kenë një lindje më të lehtë e të shpejtë.

Metoda bazohet në frymëmarrje dhe relaksim, e cila jep vetëkontroll, zvogëlon dhimbjen dhe mund të përgjysmojë kohëzgjatjen e lindjes në krahasim me mesataren e njohur gjer më tani. Prej saj nuk përfiton vetëm nëna, por edhe fëmija i palindur. Studimet zbulojnë se relaksimi që vjen prej hipnozës sjell furnizim më të mirë me gjak të placentës dhe rrit oksigjenimin e fetusit.

Sidoqoftë, jo e gjithë popullata është e hipnotizueshme: rreth 60% përgjigjen pozitivisht, 20% mund të arrijnë një gjendje hipnotike aq të thellë saqë madje mund të bëjnë edhe operacione pa anestezi, ndërsa 20% e mbetur nuk e ka të pranueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy