Zbulohet një varr antik në një fshat në Selenicë

Zbulohet një varr antik në një fshat në Selenicë

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, DRTK Vlorë dhe Drejtoria e Shërbimit Arkeologjik (IKTK) realizuan gërmimin arkeologjik të shpëtimit të një varri antik në Dushkarak, të Bashkisë Selenicë.

Gjatë punimit të tokës në një ullishte në këtë fshat, freza e traktorit, kishte nxjerrë një varr, brenda të cilit kishte dalë një amforë që u dorëzua pranë D.R.T.K-Vlorë.

Varri antik i zbuluar në prill të këtij viti, ka arkitekturë të thjeshtë dhe brenda tij u gjetën eshtrat e një individi. Inventari i zbulimit përbëhej nga objekte qeramike të fragmentuara si dhe objekte metalike, ku vlen të veçohet prania e një maje heshte.

Nga vlerësimet paraprake varri mendohet se daton në shek. IV-III p.Kr. Objektet do të trajtohen nga specialistët e konservimit pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy